Skandalet bëjnë bujë në rrjet, gazetarë e analistë: Përça e sundo, rrogat ku ti keni

0

Skandali me pagat e qytetarëve, shpërndarjen e të dhënave personale të qytetarëve përfshirë edhe numrat e celularëve nuk ka mbetur pa u komentuar nga analistë, gazetarë e politologë. Në statuse në rrjetet sociale, shpërndarja e të dhënave nga përmes një database është komentuar si tregues i një shteti të dobët e të pasigurtë që kemi. Pedagogu e politologu Ermal Hasimja e krahason me ‘Fermën e kafshëve’ teksa shton se pavarësisht dëshirës së Partisë Socialiste për të treguar një tjetër kategori udhëheqësish kanë bërë që në pushtet të jetë një kategori të paaftësh.

Gazetari Klodian Tomorri shruan se në një shtet normal prokuroria do duhej te kishte vene ne sekuestro te gjitha llogarite e zinxhirit te transaksioneve. Sipas avokatit Adriatik Lapaj kjo gjë është bërë për të përçarë shoqërinë. Ndërsa Artan Hoxha komenton të dhënat që ka parë. Gazetari investigative shkruan se me ato që ka lexuar, ka turp të tregojë se sa paguhet. Ndërsa Andi Bejtja ironizon me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili u përpoq të fajësonte paraardhësin Sali Berisha për këtë skandal.

Ermal Hasimja: Ky skandali i rrogave është prova përfundimtare që ky është shtet langaraq. Rilindasit janë përpjekur që prej fillimviteve 2000 të shesin imazhin e një kaste të edukuar e qytetare që vjedh, por ka stil modern, urban, cool, si jashtë shtetit për t’ia kundërvënë malokëve të Saliut. Në të vërtetë, me tepër pak përjashtime, Rilindja i ka hipur mbi kurriz shoqërisë shqiptare kategorinë më të paaftë, më delenxhie, më të pashkolluar, më të pagdhendur, më injorante, më të paqytetëruar të vendit që nga analfabetët kriminelë në bashkitë e vendit e parlament deri te zyrtarët patronazhistë që luajnë Big Brother me të dhënat personale. Hierarkia zoologjike e ‘Fermës së kafshëve’ të Oruellit është personifikimi më i saktë për situatën tonë: një tufë me derra po jetojnë jetën e tyre të ëndrrave me djersën tonë.

Klodian Tomorri: M*ti qe plasi bashke me pagat. Vitin e kaluar Goldman Sachs realizoi nje fitim neto 9.5 miliarde dollare. Aksioneret e bankes rane dakord qe CEO-n David Solomon ta shperblenin me 4.5 milione dollare bonus. Pra per cdo 1 mije leke fitim e kane shperblyer drejtorin e pergjithshem me 0.5 leke bonus. Vitin e kaluar, nje media ne Shqiperi realizoi 1.5 milione dollare fitim neto. Drejtori i pergjithshem i saj eshte shperblyer sipas portaleve, ne vetem 2 muaj me 415 mije dollare. Pra per cdo 1 mije leke fitim qe ka realizuar media, CEO eshte shperblyer me 277 leke bonus. Dhe keto ishin vetem bonuset e dy muajve. Nese eshte ruajtur i njejti trend shperblimesh edhe per muajt e tjere, atehere rezulton qe ne cdo 1 mije leke fitim te realizuar, CEO eshte shperblyer me 2500 leke fitim. Nje transaksion i tille do te kishte ngritur antenat e inteligjences financiare dhe strukturave te hetimit tatimor kudo ne bote. Pervecse ne Shqiperi.

Rreziku per pastrim parash ne nje transaksion te ketij lloji eshte maksimal. Ne nje shtet normal, sot prokuroria do duhej te kishte vene ne sekuestro te gjitha llogarite e zinxhirit te transaksioneve. Kjo eshte vetem nje pjese e m*tit, qe plasi me pagat. Nena e nje ish drejtoreshe te rendesishme ne Ministrine e Shendetesise rezulton e punesuar ne nje kompani te sektorit qe mbikqyrte vajza e saj. Kompania e paguan nenen e ish drejtoreshes 30 mije dollare ne muaj. Pronari i kompanise ka marre nje koncesion 110 milione euro nga Ministria e Shendetesise. Ish drejtoresha ka qene ne grupin e punes per dhenien e koncesionit. Straight forëard corruption. Bashkeshortja e nje njeriu shume te fuqishem ne qeveri, sipas portalit CNA, rezulton e punesuar ne nje banke te nivelit te dyte. Per muajin janar 2021, banka e ka paguar zonjen ne fjale 10 mije dollare. A eshte rroga e majme qe perfiton bashkeshortja, pasoje e ushtrimit te pushtetit nga bashkeshorti? Kete duhet ta sqaroje prokuroria. Nxjerrja e te dhenave personale te qytetareve ne pazar eshte ndoshta krimi me i rende shteteror ne historine e Shqiperise. Por te pakten ka nje ngushellim. Tani provat e korrupsionit i keni sheshit. Bashke me pagat, ketu plasi dhe m*ti.

Adriatik Lapaj: Devide et impera. (Përça dhe sundo) Referuar pagave të publikuara, politika del e bardhë si dëbora…rrogat standarde shtetërore. E heq nga vetja barrën duke e zhvendosur konfliktin social mes privatëve. Përçaje sa më shumë shoqërinë. Bëje që dhe brenda familjes të ketë konflikt. Mbilli mosbesimin. Bëji të gjithë të urrejnë të gjithë. Në një botë me urrejtje dhe mosbesim, fitojnë ata që kanë mjetet e pushtetit. Urrehuni dhe nënshtrohuni.

Artan Hoxha: RROGAT KU T’I KENI!!!! Prandaj sa here hapet nje televizion i ri, pronaret mund te jene te rinj, por drejtuesit…. jane gjithnje te vjeter ne detyre…. KETA te bejne te kesh turp te tregosh sa e ke rrogen

Andi Bejtja: Fajin per daljen e listes se pagave e ka Saliu dhe Hysni Kapo…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu