ITALI – Një 48-vjeçar shqiptar pritet të ekstradohet në Zvicër pasi u arrestua nga policia italiane për grabitje argjendarish në tokën helvete. I arrestuari quhet Afrim Myftaraj. Ai rezulton të jetë punëtor në sektorin e ndërtimit në Sardenjë. Shteti zviceran lëshoi urdhër-arresti ndërkombëtar për 48-vjeçarin, i cili ka kryer një sërë grabitje bizhuterish në disa argjendari të Zvicrës. Policia italiane ekzekutoi vendimin dhe duke arritur ta ndalonte Myftarajn para disa ditësh.
Tashmë, ai pritet t’i dorëzohet autoriteteve zvicerane.