Vrasja në Kamëz/ Makina e djegur me targa të huaja, autorët lanë pas kallashnikovin

0

Autorët e dyshuar për vrasjen e Can Kariçit dogjën mjetin ‘Audi’ me në zonën e Institutit. Mësohet se mjeti ishte me targa të huaja dhe brenda saj u gjet një kallashnikov, i cili dyshohet të jetë arma e krimit. Aktualisht po bëhet verifikimi nëse targat janë regjistruar në ndonjë shtet.

Can Kariçi u gjet i plagosur në makinën e tij rreth orës 20:00 dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Autorët pasi kanë ndjekur 30-vjeçarin që ka dalë nga një bar kafe e kanë ekzekutuar atë në momentin që sapo ka hyrë në mjetin e tij dhe më pas janë larguar me mjetin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu