Një tërmet 4.4 ballë i shkallës rihter ka goditur sërish Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas Institutit grek të Meteorologjisë, epiqendra ka qenë pranë qytetit të Janinës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëme materiale.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 03:17 me orën lokale, me epiqendrën e saj të vendosur në një zonë 24 kilometra në perëndim-veriperëndim të qytetit të Janinës.