Pas alarmit për bombë në stacionin e autobusave në Prishtinë, është zbuluar personi që ka bërë thirrjen anonime. Klan Kosova ka zbuluar se pronari i numrit të telefonit prej nga u bë kërcënimi me bombë është serbi Zoran Kovaceviç, rreth moshës 57-58 vjeçar, nga Bujanoci.
Dyshimet e para, thirrja anonime për bombë erdhi nga jashtë Kosovës, dyshohet Serbia
I njëjti në vitin 2011 kishte kërcënuar në formë të njëjtë zëvendës prokurorin për krime lufte të Serbisë Bruno Vekariq. Ai më 3 mars të po të njëjtit vit kishte telefonuar policinë e Beogradit duke thënë: “Unë do ta vras Bruno Vekariq” dhe e kishe mbyllur telefonin.
Policia serbe e kishte arrestuar asokohe Kovaceviçin, ndërsa në gjykatë ai ishte arsyetuar se telefonatën e ka bërë duke qenë i irrituar kur kishte mësuar nga mediat se dyshohej që Zyra e Prokurorit kishte tërhequr urdhërarrestin për gjeneralin serb Slobodan Divljak.
Pasi drejtori i Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda tha se dyshohej se ishte vendosur një bombë në stacion, Policia e Kosovës tha se ishin telefonuar nga një person anonim. Ka qënë Zoran Kovaceviç i cili në orën 14:00 i ka thënë Policisë se ka vendosur një mjet shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.