Cristiano Ronaldo ngacmohet nga Matic dhe Bruno Fernandes: ja përse…

0

Pas ndalimit të detyruar për shkak të rasteve me Covid, Manchester United është rikthyer në stërvitje në qendrën sportive Carrington. Skuadra, e cila nën drejtimin e Ralf Rangnick arriti dy fitore në Premier League (të dyja 1-0 kundër Crystal Palace dhe Norwich) dhe barazoi në Champions League, në raundin e fundit të fazës së grupeve kundër skuadrës zvicerane Young Boys (1 -1).

Ndërkohë, dy ndeshjet e fundit të ligës me Brentford dhe Brighton janë zhvendosur për shkak të urgjencës shëndetësore. Tani që duket se është kthyer pak qetësia në kampin e “Djajve të Kuq”, të cilët pritet të dalin në fushë më 27 dhjetor për t’u përballur me Newcastle.

Gjatë seancës së fundit stërvitore, Cristiano Ronaldo përfundoi në qendër të vëmendjes së bashkëlojtarëve Nemanja Matic dhe Bruno Fernandes, për humbjen e një ndeshjeje. Mesfushori serb, në fakt ka postuar në rrjetet e tij sociale foton, së bashku me shokët e skuadrës që kanë dalë fitues nga “beteja stërvitore”, duke e etiketuar CR7 dhe pyetur nëse gjithçka është në rregull.

Festimeve iu bashkua edhe ish-lojtari i Udineses dhe Sampdorias, Bruno Fernandes i cili imitoi bashkatdhetarin e tij me proverbialen ‘SIUUUUUU’. Ne e dimë se sa konkurrues është ish-sulmuesi i Juves edhe në stërvitje, kështu që humbja dhe ngacmimi i tij do ta kenë ngarkuar atë në funksion të sfidave të ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu