Një tragjedi mund të kishte ndodhur në Shëngjin. Një gur disa tonësh ka rënë nga mali mbi një shtëpi. Fatmirësisht brenda në shtëpi nuk kishte persona. Guri ka dëmtuar banesën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat, pasi ende nuk dihet si guri është shkëputur duke rënë mbi banesë.