Blushi largohet nga Top Channel me dhuratë! Kënga e fundvitit kompozohet nga i ati

0

Top Channel këtë vit ka zgjedhur të urojë festat me motivin e kompozuar në vitin 1979 nga Aleksandër Peçi, si kolonë zanore e filmit “Në shtëpinë tonë” me regji të Dhimitër Anagnostit, një motiv që i ka rezistuar kohës dhe është ende shumë e dashur jo vetëm për melodinë por edhe për tekstin.

Këtë vit Top Channel uroi Vitin e Ri me këngën e babait të Ben Blushit, por pa Ben Blushin dhe si çdo vit i gjithë stafi që nga teknikët, grimierët e deri tek personazhet e njohura të keëtij ekrani kanë uruar festat.

Teksti i këngës është shkruar nga babai i Ben Blushit ish-drejtorit të Top Channel. Siç mësohet nga burime të televizionit kjo këngë është përzgjedhur nga vetë Ben Blushi përpara ikjes si dhurata e fundit që ai i ka bërë këtij televizioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu