Tani është zyrtare: Nigeria thërret edhe Victor Osimhen për Kupën e Afrikës…

0

Ai kishte njoftuar në rrjetet sociale disa ditë më parë: “Do të jem i disponueshëm për Kupën e Afrikës, nëse nuk jam ndër lojtarët e zgjedhur për të përfaqësuar Nigerinë”.

Trajneri i ‘Super-Shqiponjave’, Eguavoen, i miratoi menjëherë fjalët e Victor Osimhen, duke e thirrur atë për Kupën e Afrikës, të planifikuar nga 9 janari deri më 6 shkurt në Kamerun.

Sulmuesi i Napolit aktualisht është rikuperuar nga një dëmtim, që e detyron lojtarin të mbajë një maskë për të mbron fytyrën e tij, pas frakturave të pësuara në incidentin e lojës në një përplasje me Skiniar gjatë ndeshjes kundër Interit.

Nigeria është në një grup me Egjiptin, Sudanin dhe Guinea Bissau. Ndeshja hapëse e ‘Super-Shqiponjave’ do të jetë ajo e planifikuar për më 11 janar kundër ‘Faraonëve’ të Momo Salah.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu