Ish-ylli i Liverpoolit, Daniel Sturridge u dënua me 30.000 dollarë për të dëmshpërblyer një person, që gjeti qenin e tij, të humbur në vitin 2019.
Faqja e internetit e gazetës britanike ‘Daily Mail’, raportoi se Sturridge, tani 32 vjeç, kishte bërë një apel në mediat sociale për qenin e quajtur ‘Lucci’, i cili u vodh gjatë një grabitjeje në rezidencën e tij në Los Anxhelos, më korrik 2019.
Futbollisti kishte premtuar një shpërblim prej 30 mijë dollarësh kujtdo që do ta gjente kafshën. Mirëpo Foster Washington, muzikanti që gjeti qenin, kur ia ktheu atë futbollistit, nuk mori asgjë… Kështu ai ngriti një padi në maj, duke pretenduar, se Sturridge ende i detyrohej atij t’i jepte paratë e shpërblimit.
Dhe gjykata e Los Anxhelosit dëshmoi, se Washington kishte të drejtë. Dokumentet e gjykatës tregojnë se vendimi është dhënë në mungesë, që do të thotë, se Sturridge nuk i është përgjigjur ankesës. Ish-sulmuesi i Chelseat, Manchester City, Liverpool dhe Anglia tani luan për skuadrën e A-League Perth Glory.