Autoritetet e Kalifornisë kanë mbyllur disa plazhe në kontenë San Luis Obispo pasi një 31-vjeçar u shpall i vdekur pas një “takimi” me një peshkaqen të premten.
Sipas The Guardian, sulmi shënoi vdekjen e parë nga njw peshkaqen në 18 vjet në këtë zonë, e cila shtrihet afërsisht në mes të rrugës midis Los Anxhelosit dhe Jan Jose.
“Është një aksident i tmerrshëm. ër fat të mirë, moti dhe era e kanë shkatërruar surfimin, kështu që nuk ka shumë surfistë, por ne i kemi mbyllur ujërat për siguri,” tha Endersby, drejtori i patrullës së portit Morro Bay.
Moti i keq në zonë kishte bërë që të kishte më pak njerëz në ujë se zakonisht. Drejtori i patrullës tha se nuk ishte e qartë nëse dikush ishte dëshmitar i sulmit, por se burri dukej të ishte një surfist. Ai u deklarua i vdekur kur mjekët mbërritën në vendngjarje.
Sulmi vjen pas një sërë takimesh jo-fatale të peshkaqenëve në zonë. Në vitin 2019, studenti Nick Wapner u kafshua nga një peshkaqen i bardhë i madh në parkun shtetëror Montaña de Oro. Një sulm tjetër ndodhi gjithashtu në të njëjtin plazh katër vjet më parë, kur një burrë u godit nga një peshkaqen, që besohet të jetë një i mitur 8 deri në 10 këmbë. Takimi i fundit fatal erdhi në gusht 2003 kur një grua 50-vjeçare u sulmua teksa notonte me foka, një pre e preferuar e peshkqenëve.