Aston Villa njoftoi se trajneri, Steven Gerrard ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është vendosur në izolim. Ish-mesfushori i Lierpool nuk do të jetë në gjendje të jetë në stol për ndeshjen kundër Chelsea-t, por edhe në takimin tjetër kundër Leeds që do të luhet më 28 dhjetor.
Në fillim të kësaj jave, në një mbledhje të bordit të Premier League u mor vendimi që të mos ketë një shtyrje të kësaj jave, ndërsa u njoftua se ndeshjet do të luheshin edhe nëse do të kishte të infektuar në ekipe. Në një postim në rrjetet sociale klubi anglez nënvizoi.
“Aston Villa mund të konfirmojë se menaxheri Steven Gerrard nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në dy ndeshjet tona të ardhshme në Premier League me Chelsean dhe Leeds pasi ai do të jetë në izolim pas testimit pozitiv në Covid-19”.