Pas tërmetit të fortë në jug të Kretës, ndjehen të tjera lëkundje në Greqi

0

Nuk ka qetësi në Greqi. Pas një tërmeti me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter mbrëmjen e sotme, së fundmi është regjistruar një tjetër lëkundje në vend.

Sipas Institutit Gjeodinamik një tërmet me magnitudë rreth 4 ballë ka goditur Korinthin.

Gjeodinamika përcaktoi se epiqendra ishte 27 km në verilindje të Korinthit, me thellësi 16.7 km.

Sakaq lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.