Aksident i rëndë, makina rrëshqet dhe përmbyset, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

0

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën e fshatit Benç në Tepelenë.

Burime bëjnë me dije se automjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 50 metra lartësi duke u përmbysur.

Mësohet se shoferi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po vijon hetimet për shkaqet e aksidentit ku dyshohet se një ndër to është lagështira në rrugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu