Udhëtoi 11,000 km nga Singapori për të parë Aston Villan, por Covid i prish festën

0

Aston Villa duhej të luante të shtunën kundër Burnley-t, por Covid-19 bëri që takimi të shtyhej në një datë tjetër. Ky vendim i dha fund ëndrrës së një fëmije që udhëtoi 11 mijë kilometra për të parë ekipin e tij të zemrës dhe që duhej të largohej thuajse duarbosh.

10 vjeç, Kaito Jones udhëtoi me nënën nga Singapori në Birmingham për të përmbushur dëshirën e jetës, por vogëlushi duhej të përballej me realitetin.

Pas anulimit të ndeshjes, vogëlushi kishte kërkuar të vizitonte stadiumin, por kjo kërkesë u refuzua dhe, pasi foli me drejtorin e komunikimit, Tommy Jordan, ai duhej të mjaftohej me dy fanella dhe një shall që do të jenë pjesë e një kujtimi të hidhur në tokën angleze. Kjo situatë u mor vesh nga portieri Emiliano Martinez.

Sapo dëgjoi për këtë histori, portieri i Kombëtares së Argjentinës shprehu trishtimin e tij me një emoji në Tëitter, ndërsa shoku i skuadrës John McGinn shkoi më tej, duke emocionuar djalin për të ardhmen: “Më vjen keq që dëgjoj këtë histori, por e gjitha kjo do të kalojë. Do të shihemi sërish për një ndeshje me shokët e skuadrës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu