Pavarësisht rasteve të shumta me Covid-19, Premier League doli rregullisht në fushë, duke mbajtur besim në traditën e “Boxing Day”. Pas fitores 3-0 në shtëpi, kundër Crystal Palace, Antonio Conte foli për Sky Sport në lidhje me objektivin për të arritur zonën Champions.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë, e dimë që ka skuadra të forta. Do të duhet kohë dhe durim. Dhe unë do të duhet të jem i mirë në këtë. Por ka lojtarë që duan të më ndjekin dhe kjo më jep një kënaqësi”.
“Inter? Ndoshta një ditë do të kthehem”
Në margjinat e intervistës pas ndeshjes, trajneri nga Lecce komentoi edhe rrugën e Interit të Simone Inzaghit në Serinë A: “Inter kampion dimri? Vazhdimësia e skuadrës është e këndshme. Është vazhdimi i një pune që kemi bërë dhe ata po e bëjnë në një mënyrë të shkëlqyeshme. Interi ka hedhur themelet për të qëndruar atje për një kohë të gjatë. Tani të tjerët do të duhet të ndjekin të njëjtën filozofi. Ndoshta do të kthehem një ditë për të tentuar të përmbys përsëri parashikimet”, përfundoi trajneri i Spurs.