Xhaka shpartallon Norwich në fushë, Rashica i dhuron fanelën pas ndeshjes…

0

l Në kuadër të “Boxing Day” Arsenali shpartalloi 5-0 skuadrën e Norwich Cityt, ku luan Milot Rashica. Në këtë ndeshje, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk u aktivizua për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë, të pësuar që më 2 dhjetor.

Ndërkohë, që Granit Xhaka, kapiten i kombëtares helvete, që luan për “Topçinjtë” e Artetas, luajti 90 minuta në “Carrow Road”, pavarësisht se nuk arriti të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesve.

Pas ndeshjes, të dy futbollistët kosovarë u takuan me njeri-tjetrin. Vushtrriasi Rashica i dhuroi Xhakës një fanelë të tijën me numrin 17 të Norwichit, foton e së cilës e ka shpërndarë në Instagram, duke e falënderuar sulmuesin e Kosovës.

Nga ana e tij, gjithashtu edhe Milot Rashica e ka shpërndarë të njëjtën foto me mbishkrimin: “Më vjen mirë që të pashë, vëlla”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu