Atentat me armë zjarri në Pejë, qëllohet me breshëri ndaj një makine në ecje

0

Një atentat me armë zjarri është regjistruar në fshatin Raushiq të Pejës, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar nga të shtënat me armë drejt veturës së tyre teksa ishin në lëvizje.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu