Moti i keq, rënie gurësh dhe disa fshatra pa energji elektrike në Shkodër

0

Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vijuar reshjet e shiut gjatë gjithë natës, ku në zonat malore kanë rifilluar dhe reshjet e dëborës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Rrugore  bëhet me dije se ka rënie gurësh e inertesh nga skarpatet e malit, të cilat pastrohen nga kontraktorët. Aktualisht nuk raportohet për bllokim të qarkullimit në asnjë aks rrugor.

Probleme ka pasur me furnizimin me energji elektrike, ku nga strukturat OSHEE raportohet se gjatë natës ka pasur defekt në këto zona:

– Fideri Gjegjan, Rrape dhe Qafë Mali ne N/st Fushë Arrëz,

– Fideri 4 ne N/st Ças,

– Fideri 3 Bushat,

– Fideri i Zuesit,

– Fideri Lavatrice ne N/st Vaudejes,

– Fideri Luf ne N/st Puke

– Një pjesë e Fiderit 5 ne Sh1.

Ekipet e OSHEE-së po vijojnë punën për riparimin e defekteve dhe rikithimin e energjisë elektrike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu