Cavani shpëton Manchester United, ndaj Newcastle barazimi i parë për Rangnick

0

Në javën e 19-të të Premier League u zhvillua takimi mes Newcastle dhe Manchester United, takim që përfundoi me shifrat 1-1. Një barazim që nuk i bën punë asnjë prej dy skuadrave. Do të ishin vendasit që do të kalonin në avantazh në minutën e 7′ kur Saint-Maximin me një të djathtë potente ia doli të shënonte.

Skuadra e Newcastle kishte mundësinë të dyfishonte shifrat, por De Gea shpëtoi mirë skuadrën e tij. Në pjesën e dytë Manchester United provoi gjithçka dhe goli i barazimit do të vinte në minutën e 71′ falë realizimit të Edinson Cavanit.

Në sekondat e fundit të takimit, Almiron për vendasit shkoi pranë golit, por vetëm shtylla ndali festën e sulmuesit. Me këtë barazim Manchester United shkon në vendin e 7 në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Newcastle vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë të renditjes, në vendin e parafundit në kuotën e 11 pikëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu