Nuk i mbijetoi dot djegieve, ndërron jetë 3-vjeçari në Kosovë

0

Vogëlushi 3-vjeçar, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 përqind, pasi të shtunën e kaluar shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri, është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Shefi i spitalit intensiv, Shaqir Uka ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se fëmija ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegjet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, ku një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt u përfshi nga zjarri. Në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%. Teksa Policia e Kosovës po e heton rastin, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit lidhen me një problem me rrjetin energjitik dhe për këto dyshime në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KEDS-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu