Kuvendi i Kosovës do të mbajë ditën e sotme një seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e gjendjes së emergjencës energjitike në 24 dhjetor.
Seanca e sotme do të mbahet në orën 11:00 dhe do të shqyrtohen masat e propozuara nga qeveria për ruajtjen dhe furnizimin me energji elektrike.
Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpalli 60 ditë gjendje emergjente në lidhje me krizën energjitike. Kurti u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike si dhe ka fajësuar qeveritë e kaluara për situatën në fjalë. Opozita fajëson qeverinë se ka abuzuar me situatën.