Pas rezultateve pozitive të djeshme nga Dani Alves dhe Lenglet, Barcelona njoftoi sot se një tjetër lojtar ka dalë pozitiv me Covid-19.
“Jordi Alba ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ai nuk do të marrë pjesë në stërvitjen e kësaj të marte.
Alba është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në izolim në shtëpi. Klubi ka njoftuar tashmë autoritetet kompetente”, është shprehur klubi i Barcelonës në një njoftim zyrtar.