Vetëm në javën e fundit të Krishtlindjeve: 470 fëmijë shtrohen në spital nga Covid-19/ 50 foshnja brenda ditës

0

Në javën e fundit të Krishtlindjes Covid-19 po bën namin në Angli. 470 fëmijë janë shtruar në spital ku 255 prej tyre janë të moshës nën 5 vjeç.

50 foshnja u shtruan vetëm brenda një dite.

Shifrat tronditëse u publikuan si pjesë e grumbullimit të të dhënave të përditshme të qeverisë për koronavirusin dhe tregojnë një rritje shqetësuese të rasteve te fëmijët.

Kujtojmë se në shtator të këtij viti, 287 fëmijë u shtruan në spital pasi u kthyen nga pushimet verore.

Anglia pa një numër të madh të rasteve të koronavirusit të regjistruara në të gjithë popullsinë gjatë ditëve të Krishtlindjeve.

113,628 raste të reja u deklaruan në ditën e Krishtlindjeve, 103,558 në Ditën e Boksit dhe 98,515 në 27 dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu