Bosnje Hercegovina vendosi ndalimin e hyrjes për 5 vite për një shtetas serb. Shërbimi i çështjeve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të vendit përjashtoi shtetasin me inicialet F.A. Autoritetet boshnjake arsyetojnë se personi në fjalë përbën rrezik të sigurisë dhe rendit publik të Bosnje Hercegovinës për shkak të lidhjeve të tij me aktivitetet kriminale.
F.A. u dërgua në Qendrën e Emigracionit derisa pala serbe të japë konfirmimin e saj për marrjen e shtetasit të tyre në dorëzim.
Marrë nga “Blic”