Çfarë i ndodhi? Bebe Rexha shpërthen në lot gjatë videos live

0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, postoi një video në TikTok-un e saj këtë të hënë ku ndau me ndjekësit problemet Me peshën e trupit me të cilat po përballet.

32-vjeçarja u përlot teksa po tregonte se nuk ndihej aspak komode me trupin e saj dhe se po kalon një periudhë të vështirë.

“Pra, janë pushimet dhe e di që të gjithë duhet të jemi të gëzuar dhe të festojmë këtë, edhe unë po e bëj”, tha Bebe në nisje të videos.

Në vijim, artistja e njohur tregoi ishte “më në peshë se kurrë më parë” dhe shtoi se ndihej e neveritshme në trupin e saj. Madje shprehu se arsyeja pse nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale është pikërisht kompleksi që ka për fizikun e saj.

“Jam peshuar tani dhe nuk ndihem rehat sepse ndihem në siklet. Jo vetëm për këtë. Ndjehem si e neveritshme në trupin tim. Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj. Dhe kjo është me të vërtetë sinqerisht është arsyeja pse nuk kam postuar aq shumë vitin e fundit, apo më shumë, aq sa kam bërë më parë”, tha ajo.
Bebe mezi i mbante lotët duke u shprehur se nuk e di se si mund t’a ndihmojë veten në këtë kohë të vështirë.

Bebe Rexha është komentuar shpesh për format trupore, pasi ndjekësit i vinin në dukje faktin që nuk është aq e dobët sa një personazh publik duhet të jetë. Ajo në një intervistë me ET korrikun e kaluar foli rreth këshillave pozitive për trupin që ajo kishte për fansat e saj.

“Sinqerisht, vetëm qëndroni vetvetja. Vishni ato bikini. Edhe nëse i keni shtuar ato pesë kilogramë ose keni humbur shumë peshë, ose keni strija, vishni bikini. Kujt i intereson. Do të ktheni kokën pas 10 vitesh dhe do të thoni, “Uau, isha shumë joshëse”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu