Në Shqipëri e Kosovë, Berisha del në 3 televizione, ku është “live” në të vërtetë?

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka “pushtuar” ekranet e televizioneve shqiptare, literalisht! Sot, të martën, Berisha ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” daljet e tij në tre televizione, në tre vende të ndryshme.

Fillimisht në 20:45 ka nisur intervistën me gazetaren Beti Njuma, ndërsa pas më pas, në orën 21:30, doli ballë për ballë me Adi Krastën në “SyriTV”. Po duket se daljet nuk i ka kufizuar vetëm në Shqipëri, duke kaluar edhe në Kosovë.

Po ashtu që prej orës 21:00 po përballet edhe me gazetarin Leonard Kërqyku në emisionin e tij “Pressing” në kanalin T7. Është në tre vende njëkohësisht, por ku është “live” në të vërtetë?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu