Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka komunikuar asnjëhere me ish-të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në momentin që u shpall non-grata. I ftuar në Pressing, Berisha është shprehur se nuk ka pasur asnjë komunikim me Grenell dhe me asnjë tjetër për këtë çështje, duke shtuar se nuk ka kërkuar asnjë lloj ndihmë.
kontrolloja PD,kishte frikë se i vija përgjues
“Nuk kam gjetur asnjë fakt, asnjë deklaratë e cila të dëshmojë se Richard Grenell ka qenë për projektin e ndarjes apo ndryshimit të kufijve. Kam gjetur të kundërtën. Richard Grenell ka mohuar publikisht se ai ka qenë për këtë projekt dhe ka deklaruar se për këtë projekt ka qenë John Bolton. Kjo është gjithçka që unë di për ambasadorin Grenell. Së dyti, unë ju siguroj ju se nuk kam pasur asnjë komunikim dhe asnjë njohje me ambasadorin Richard Grenell. Por, unë jam mirënjohës për sa ka bërë ai në adresë time dhe të kësaj mase të cilën ai e shpall si një përdorim të ligjit nga ana e Departamentit të Shtetit si armë politike kundër kundërshtarëve të Edi Ramës nën ndikimin e John Soros. Pra, unë kam shumë miq në SHBA dhe asnjë njeri as në SHBA e as askund, s’kam kërkuar asnjë lloj ndihme për heqje të vendimit, përveçse transparencë. Cilido që mund të kontribuoj në transparencë mbetem pafundësisht m