‘2 mln lekë ta nxjerr djalin nga burgu’, arrestohet për mashtrim 40-vjeçari në Korçë

0

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili akuzohet se nëpërmjet mashtrimit k arritur ti marrë një 63-vjeçari një shumë prej 200 mijë lekësh të reja, duke i premtuar se do ti nxirrte djalin nga paraburgimi. Pas arrestimit, policia ka konstatuar se 40-vjeçari ka thyer edhe masën e arrestit shtëpiak, dënim të cilin e vuante për një vjedhje të kryer disa kohë më parë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” të shtetasit I. G., 40 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) pasi dyshohet se ky shtetas nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar 200.000 lekë, shtetasit S. H., 63 vjeç, banues në Kavajë, me pretendimin se do t’a ndihmonte këtë të fundit, për nxjerrjen e djalit të tij nga paraburgimi i IEVP-Korçë. Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi I. G., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi ka dalë nga banesa e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu