“Dy ditë energji elektrike nga Shqipëria”, ja çfarë thotë Kurti për ‘ndihmën e Ramës’

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar ndihmën e Shqipërisë në fushën e energjisë në dy ditët e ndërrimit të viteve.

Në një konferencë me gazetarët në Prishtinë, Kurti theksoi se kjo ndihmë është e veçantë për shkak se edhe vetë Shqipëria u shpreh ai po përballet me kushtet e vështira energjetike.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës tha se verën e vitit të ardhshëm do të ndihmojë Shqipërinë në raste nevoje.

“Ne e falënderojmë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë. Kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale. Bëhet fjalë për 2 ditë që janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të viteve dhe pastaj edhe ne do kemi mundësi t’i ndihmojmë në raste nevojë verën e vitit të ardhshëm. Kjo ndihmë është e veçantë sepse edhe Shqipëria vetë nuk i ka punët mirë. Në kushtet e vështirësisë së saj ka shprehur gatishmëri që është për t’u falënderuar dhe vlerësuar”, u shpreh Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu