Kristi, 19 vjecari qe humbi jeten diten e sotme ne Hamil ishte nxenes i shkolles se mesme profesionale Petro Sota ne Fier.
19-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra pasi makina e tij tip Volksëagen doli nga rruga ditën e sotme në fshatin Hamil të Fierit.
Shkolla e Mesme Petro Sota ka reaguar në Facebook me një postim të ndier për të riun, ku theksohet se 2022 do të jetë vit i vështirë për shokët, mësuesen kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qene pjesë e jetës se tij.
POSTIMI
Sot ,bangave të shkollës ,gjirit të familjes, ju nda nga jeta një fëmijë i dashur, i sjellshem, i respektueshëm; një nxënës plot respekt, harmoni dhe bashkëpunues me shokët dhe mësuesët!
Fjalët sot për Kristjanin nuk kanë kuptim, sepse dhimbja dhe lotët janë të pashtershme!
Kristjan, 2022 do të jetē i vëshirë për familjaret e tu, shokët e klasës, mësuesen kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjese e jotja!
QOFSH I PARAJSËS DHE KUJTIMI YT I PAHARRUESHËM!
NGUSHËLLIME !