Vrasja e menxhaeres të njohur në SHBA, ka ronditur familjen Kardashian dhe jo vetëm. Mediat e huaja raportojnë se 55-vjeçarja u gjet e vdekur në makinën e saj. Angie Kukawski dyshohet se është goditur me thikë nga partneri i saj. I dashuri i saj 49-vjeçar, Jason Barker u arrestua të martën dhe u akuzua për vrasje të mërkurën, thanë autoritetet dhe të dhënat publike.
Detektivët besojnë se Barker e vrau Kukawski brenda shtëpisë së tyre në Los Anxhelos, e futi brenda makinës së saj, e çoi në ‘Simi Valley’, e parkoi dhe e la brenda.
“Angie ishte vërtet më e mirë. kujdesej për secilin prej nesh dhe e bënte të pamundurën të dukej e mundur. Do të na mungojë në mënyrë të paimagjinueshme. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes së saj në këto kohë të vështira”,– tha familja Kardashian.