Gazetari Artan Hoxha reagoi pas sulmeve inderekte nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në lidhje me pagat e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës. Në një mesazh të publikuar në “Instagram”, Hoxha u përgjigj me fjalët e simbolit të paqes dhe antiracizmit Martin Luter King.
“Për të bërë armiq nuk ka nevojë të shpallësh luftë, mjafton të thuash të vërtetë”, publiko gazetari Hoxha në profilin e tij në “Instagram”.