“Stërvitemi në pyll, rrogat vonohen”, Brdaric i nxjerr namin Shqipërisë në Gjermani

0

-Situatat në Shqipëri ndryshojnë, jo për herë të parë sigurisht për të gjithë ata që njohin realitetin. Por me siguri diçka e tillë i ka ndodhur për herë të parë Thomas Brdaric, një që me mentalitetin gjerman as nuk e mendonte që një ditë do të prekte realitetin shqiptar. Ky është viti i dytë te skuadra shkodrane dhe përveç disa fjalëve të mira, në një intervistë për “Die Rheinpfalz” kroato-gjermani është ankuar sa i përket infrastrukturës, por edhe pjesës financiare.

“Ushqimi shijon më tepër gjithmonë pas një fitore. Nëse sjell një ekip nga askundi dhe e dërgon në Europë, sigurisht që ndihem krenar. E mendova si një mundësi dhe sfidë të madhe Vllazninë.

Përshtypja nga Shqipëria? Sa vjen këtu e vëren lehtë sesa i bukur që është ky vend. Por ne nuk jemi një vend profesional. Stërvitemi në një fushë në pyll dhe në livadhe. Shqiptarët janë shumë mbrapa kur bëhet fjalë për terrenet stërvitore.Kemi stadiumin e Vllaznisë që i përgjigjet kushteve europiane, por ndonjëherë luajmë në fshatra. Për mendimin tim, duhet bërë shumë nga pak.

Gjithashtu duhet të kem kujdes që lojtarët e huaj të mos përdorin pjesën e fushës si justifikim nëse paraqiten keq në ndeshje.Ne e filluam nga e para dhe tani kemi ndërtuar një ekip konkurrues. Ka raste kur rrogat nuk vijnë dhe kjo është arsyeja se përse i ftoj lojtarët për darkë”, u shpreh Brdaric.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu