‘Nuk mëson gjermanishten’, Zvicra kërkon të dëbojë shqiptaren, çështja në Gjykatë

0

Një grua nga Kosova me qëndrim në kantonin e Aargaut rrezikon që të riatdhesohet pasi nuk po përpiqet që të mësojë gjuhën e vendit të ri, gjermanishten. Për këtë arsye, autoritetet nuk donin t’i vazhdonin lejen e qëndrimit të zonjës. Por, çështja përfundoi në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale, me seli në Lozanë, e cila ka vendosur që çështja të trajtohet vetëm sipas ligjit të emigracionit.
Pronarët shqiptarë lënë ‘zemrën’ në Zvicër e Gjermani, hapin dyert e restorantit dhe hotelit për personelin mjekësor, gjithçka falas për të moshuarit: Vetëm qëndroni në shtëpi
Në një aktgjykim të botuar të enjten, gjyqtarët e Lozanës i kanë bërë me dije asaj “në çdo formë të mundshme” se nga shqiptarja pritej të zbatonte vërejtjet që i janë bërë në këtë procedurë, shkruan sda.ch. Përndryshe, ajo mund të presë një anulim ose mosvazhdim të lejes së qëndrimit.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë Federale thekson se sa e rëndësishme është aftësia gjuhësore për të qenë në gjendje të integrohesh në shoqëri. Në këtë aspekt, është kjo është çështje e një interesi publik me peshë që njihet edhe nga konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ajo lejohet të qëndrojë në Zvicër, ku ajo jeton që nga dhjetori i vitit 2015 me bashkëshortin e saj – gjithashtu nga Kosova – dhe djalin e përbashkët, 4 vjecc e gjysmë. Por, nëse nuk ripërtërihet leja, mund të supozohet se bashkëshorti do të qëndronte në Zvicër, ku ka punuar për të njëjtin punëdhënës për dhjetë vjet.

Gruaja që tani u paralajmërua nuk ka dhënë ende dëshmi për njohjen e gjuhës. Sipas Gjykatës Federale, ajo “në mënyrë të vazhdueshme” ka refuzuar të “bënte çdo përpjekje për të mësuar gjuhën gjermane”. Ky “qëndrim jobashkëpunues” ka zgjatur me vite. Fakti që ajo nuk kishte treguar asnjë përpjekje përballë kërcënimit akut të dëbimit tregon një “mungesë të caktuar interesi për t’u përshtatur me situatën lokale”.

Marrë nga blick.ch



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu