Për’puthen – Kanë kaluar disa ditë që kur u konfirmua se Mevlan Shaba do të jetë sërish konkurrent në emisionin e dashurisë. E kjo ndodhi, pasi një ditë më parë ai rihyri në “Për’puthen”.
Hyrja e tij shkaktoi disa polemika, e mund të themi se Mevlani nuk u prit dhe aq mirë sa Ana Lleshi, si nga disa vajza, por edhe nga djemtë.
Vetëm Rrushja, konkurrentja e re nga Kosova, e priti atë me buzëqeshje. E ky detaj u evidentua edhe nga Arjani.
Ajo nuk e la me kaq, por i kërkoi një këngë dhe përgjigjen e Mevlanit nuk e prisnim.
“Fillove direkt me preferenca? Ato që kanë marrë këngën e kanë merituar këngën”, i tha ai.
“Unë e meritoj edhe më shumë”, i tha Rrushja, të cilës Mevlani i përgjigjet: “Dy t’i bëj se kam problem”.