Një incident i ka ndodhur lojtarit të Manchester City-t, Joao Cancelo. Ky i fundit u sulmua në shtëpinë e tij nga katër hajdutë mbrëmjen e djeshme.
Lojtari vendosi të mos qëndronte duarkryq dhe është përleshur me hajdutët. Nga foto e postuar në rrjetet sociale duket se 27-vjeçari ka pësuar lëndime në fytyrë.
Kriminelët u larguan me bizhuteritë e vjedhura nga shtëpia e futbollistit. Partnerja e Cancelo-s, Daniela dhe vajza e vogël ishin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Mësohet se policia po heton ngjarjen. Futbollisti portugez, i cili jeton në periferi të Mançesterit, postoi një fotografi të tij në Instagram për të dokumentuar plagët e tij pas sulmit.