Giacobbe: Partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë

0

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe tha ditën e sotme se viti 2021 ka provuar se partneriteti në mes të Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë.

Nëprmjet një postimi në Tëitter ai ndau disa shembuj të përparimit që dy vendet kanë bërë këtë vit dhe tha se kjo dëshmoi këmbënguljen e Kosovës. Më pas Giacobbe ka uruar dhe Vitin e Ri. Në videon e publikuar në fillim përmendet donacioni amerikan i vaksinave për Kosovën, dhe gjithashtu shkuarja e ushtarëve të Kosovës në Kuvajt në kuadër të ushtrisë amerikane atje. Gjithashtu përmenden edhe strehimi i afganëve dhe bashkëpunimi me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.

“Në vitin 2021 u shfaq këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e Kosovës dhe kosovarëve. Viti 2021 provoi gjithashtu se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu