Kur të troket fati, hapi derën! Kështu i ka ndodhur një amerikani, i cili kishte dalë nga shtëpia për të blerë vetëm një shishe qumësht me çokollatë për fëmijët e tij, ndërsa rrugës fare rastësisht kishte vendosur që të blinte edhe një biletë lotarie, që I ndryshoi jetën sa hap e mbyll sytë.
Dennis Willoughby nga North Chesterfield në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbylli kështu në mënyrën më të bukur vitin 2021, pasi bileta e tipit “gërvisht dhe fito” i solli një cmim prej 1 milionë dollarësh.
Willoughby kishte dy zgjedhje: ta merrte cmimin të plotë por në formë pagesash të përvitshme me 30 këste, ose të merrte menjëherë në dorë 640 mijë dollarë, sepse të tjerat iknin me taksat. Ai nuk u mendua dy herë, por zgjodhi alternativën e dytë dhe u kthye në shtëpi i pasur!
Marrë nga wric.com