Aurela Gaçe reagon për Fest60: I quani tradhtarë e më pas i ngrini në piedestal…

0

 Fitorja e Ronela Hajatit me këngën “Sekret” në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar u prit me kritika nga disa artistë të njohur, të cilët mendonin se  teksti nuk përcillte asnjë mesazh dhe se ishte degraduar niveli përzgjedhës nga ana e jurisë.

Megjithatë pati dhe nga ata që dolën në mbrojtje të Ronelës. Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe. Në një postim në rrjetet sociale, Aurela i ka dalë në krah fitueses dhe bëri thirrje që të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon, kushdoqoftë ai. Ajo risolli në vëmendje fitoren e këngëtares Rona Nishliu e cila në fillim u “kryqëzua” dhe më pas kur arriti që të renditej në vend të pestë e lavdëruan dhe krej papritur u bënë “krenarë” për të. Ajo shprehet se në Shqipëri, e njëjta gjë ndodh edhe me futbollistët e kombëtares, të cilët njëherë i shajnë dhe më pas i ngrenë në piedestal.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu