– Ka patur një bisedë telefonike me babain agjent për të vazhduar diskutimin e rinovimit të kontratës. Një takim i ri është planifikuar për javën e ardhshme, midis drejtuesve të Interit dhe Marcelo Brozovic: në tryezë është një propozim i ri nga klubi, i cili tenton që të mbyllet çështja sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nxitoni dhe rinovoni”, është shprehur Simone Inzaghi, trajneri i ‘zikaltërve’ në prag të Krishtlindjeve, duke nënvizuar edhe një herë rolin themelor të lojtarit në lojën e skuadrës së tij. Në fakt, Interi është gati të rrisë ofertën nga 6 në 6.5 milionë, ndërkohë që 7 milionë është kërkesa aktuale e mesfushorit kroat, i cili fillimisht ka kërkuar 8, falë përfshirjes së bonuseve, siç raporton “Gazzetta dello Sport”. Gjithsesi, në kampin ‘zikaltër’ ekziston një optimizëm, siç ka thënë disa here administratori Beppe Marotta, për zgjatjen e kontratës së kroatit, që i skadon në qershor: Brozovic dëshiron të qëndrojë.
Nga ana tjetër, situata e Ivan Perisiçit, kontrata e të cilit skadon në qershor si bashkatdhetar i tij, është më e komplikuar. Nuk ka lajme të shpejta dhe një takim me klubin është planifikuar jo para shkurtit. Mesfushori kroat kërkon një marrëveshje trevjeçare me 6 milionë në sezon, ndërsa Interi mund t’i ofrojë atij një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 4 milionë në sezon.
Sakaq tani është hapur edhe kapitulli i hyrjeve të reja. Gjithçka ka të bëjë me trashëgimtarin e Handanovic, portierin e Ajaxit, André Onana, për të cilin Interi i njoftoi zyrtarisht negociatat, me lojtarin që lirohet në qershor. Sipas asaj që te bardhezinjtë, kamerunasi, i lindur në vitin 1996, pritet sot në Milano për vizita dhe nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare nga sezoni i ardhshëm, përpara se të bashkohet me Kamerunin në kuadër të Kupës së Afrikës.