Spitali Rajonal i Shkodrës po përballet gjatë gjithë këtyre ditëve me një numër të shtuar të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Situata e vështirë reflektohet edhe në shifrat e drejtorisë së shëndetit publik.
Numri i personave të cilët rezultojnë pozitiv me Koronavirus është disafishuar gjatë ditëve të festave.
Vetëm gjatë ditës së martë, në Shkodër kanë rezultuar rreth 78 persona pozitiv ndaj koronavirusit.