Berisha ulet në lokalin para selisë, ish-kryeministri: Ku është pronari? Mercenarëve të Bashës mos tu shërbejë kafe!

0

Ish-kryeministri Berisha pasi dha deklaratën për shtyp para selisë blu, u ul bashkë me mbështetësit e tij në një lokal pranë godinës. Ai kërkoi pronarin e lokalit dhe ‘i la një porosi’ që të mos i shërbente kafe mercenarëve të Bashës.

Kujtojmë se në deklaratën e tij, Berisha u shpreh i sigurt se dyert e selise do të hapen dhe se çdo material inert apo blind do i çohet kryedemokratit pranë shtëpisë së tij.

Ai tha po ashtu se protesta do të zhvillohet nesër dhe se demokratët do të marrin mbrapsht ndërtesën e tyre që sipas tij është kthyer në burg nga Rama dhe peng Basha.

Berisha: Ku është pronari i lokalit? Kafe, mercenarëve të Bashës mos tu shërbejë! Jo për paragjykim por tua beje me te thjeshte te ikin ne shtepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu