Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me situatën e COVID-19 në vend.
Ai e cilëson situatën aktuale si katastrofike, ndërsa shton, se ndodhemi në një emergjencë shëndetësore kombëtare. Ai i kërkon kryeministrit Edi Rama që të kujdeset për familjet shqiptare, të cilat sipas Vasilit, nuk kanë para për të paguar ilaçet.
Postimi i Petrit Vasilit:
Covidi situata katastrofike, ndersa kryeministri ben karagjozin, Turp!
O Kryeminister jane mijra e mijra qytetare me Covid çdo dite, gjendja eshte katatrofike, fol e vepro per ta se per kete paguhesh, apo ke devizen kush te rroje te rroje se ty s’te behet vone.
O kryeminister s’ka familje te paprekur nga Covid eshte emergjence shendetesore kombetare ne kulmin e saj.
O kryeminister boll bere karagjozin. Behet fjale per jeten dhe shendetin e njerezve dhe i ke lene njerezit ne meshire te fatit e mjaft prej tyre nuk i blejne dot ilacet se nuk kane para’.
O kryeministet rimbursoji ilacet per dhjetra mijra shqiptare te infektuar me Covid se e ke detyre me Kushtetute e ligj.
O kryeminister apo detyrim ke qe te paguash lek më lek vetem inceneratoret.