Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot, këto janë vendimet e miratuara në mbledhje

0

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot në drejtimin e Kryetarit Edi Rama për të miratuar projektvendimin për mbledhjen e Kongresit në datën 29 Janar. Në këtë mbledhje u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së. Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar i cili do ti paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit.

Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asamblea Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë. Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30 vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu