Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ me disa nga pamjet e dhunës në protestën e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha më 8 janar te selia e PD.
Këtë video, Alibeaj e shoqëron me mbishkrimin se Berisha ishte personi, i cili paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër Partisë Demokratike. Sipas Alibeajt, gjuha e urrejtjes së Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar.
Postimi i Enkelejd Alibeajt:
Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunen kundër PD është Sali Bërisha. Me zë dhe le figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmeruan publikshit se kundër demokrateve do te perdorej dhune, madje mund te derdhëj edhë gjak. Gjuha e urrejtjes së Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratët e kuptuan atë qartë, prandaj edhe e braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!