Eltioni ishte banori i Big Brother që u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Debatet e vazhdueshme me Ilirin kanë bërë që eksperienca e tij të zgjasë shumë pak.
Ndërkohë që ajo që është vënë re pasi Arbana shqiptoi emrin e Eltionit, është fakti se Iliri nuk u cua fare që ta takonte balerinin, duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndenjes ndërkohë që të tjerët përcollën banorin e eleminuar.
Vetë Eltioni tha se ishte i vetëdijshëm që debati me Ilirin e kishte penalizuar dhe i kishte sjellë edhe eleminimin.
”Historia me Ilirin më ka penalizuar, duhet ta kisha shfaqur në një tjetër moment”,- tha ai.