Referendumi serb në Kosovë, flet Tom Gashi: Nuk mund të lejohet, Serbia ka vrarë e ka grirë fëmijët tanë

0

Avokati Tom Gashi ka folur ditën e sotme për Fax News në lidhje me Referendumin që kërkon të mbajë Serbia në territorin e Kosovës.

Sipas Tom Gashit kjo nuk është normale as për shtete që shkojnë mirë me njëri-tjetrin, le pastaj kur vjen puna për shtete armiqësore si Serbia që kanë vrarë fëmijët e Kosovës.

“Është thirrur një seancë e jashtëzakonshme përshkak se të rregullat nuk mbahen përshkak të pushimeve. Është nxjerrë një rezolutë që nuk lejon mbajtjen e referendumeve serb në territorin e Kosovës. Sot mungonin deputetët e PD-së së Kosovës. Edhe pse paraprakisht e kishin mbështetur z.Kurti. Këte radhë të gjithë ishin njëzeri që nuk mund të luhet me sovranitetin e Kosovës dhe nuk është normale as nga ndërkombëtaret të lejohet diccka që nuk lejohet as ne vendin e tyre. As Shqipëria nuk do të lejonte një referendum të tillë. Nuk mund të lejojmë një referendum nga një shtet armiqësor si Serbia që ka kryer krime ndaj nesh dhe nuk pranon njohjen e Kosovës. Ka vrarë dhe ka grirë nga fëmijët deri te moshat e vjetëra”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu