Aksident i rëndë/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me trafik ndarësen

0

Një drejtues makine është dërguar në Spitalin e Durrësit pasi automjeti i tij u përplas me bordurën në aksin rrugor Sukth-Manzë. Shtetasi B.SH. humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti ka goditur trafik ndarësen.

Ai po kurohet në spital dhe për fatin e mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Sukth- Manzë, një automjet me drejtues shtetasin B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu