Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola, që më shumë ka qenë një fitore për bardheblutë, të cilët u dominuan nga skuadra shkodrane në “Air Abania”. Ante Aralica, sulmuesi i Vllaznisë kishte mundësitë më të mira, kroati një herë e çoi topin pranë shtyllës e një herë pranë traversës.
Tirana merr një pikë duke kryesuar me 6 pikë më shumë se Laçi e Kukësi, me këta të fundit që kanë në program të luajnë me Dinamon të mërkurën.